20 gazetarë morën pjesë në trajnimin e fokusuar në mënyrat për të adresuar dhunën me bazë gjinore përmes raportimit të përgjegjshëm
Njëzet gazetarë morën pjesë fundjavën e kaluar në një trajnim që fokusohej në mënyrat për të adresuar dhunën me bazë gjinore përmes raportimit të përgjegjshëm.
Gjatë trajnimit, gazetarja dhe aktivistja, Leonida Molliqaj, diskutoi konceptet themelore të barazisë gjinore, gazetarinë feministe, paraqitjen e grave në media, dhunën me bazë gjinore dhe rolin e mediave në luftën kundër këtij fenomeni.
Pjesëmarrësit gjithashtu analizuan raste konkrete të raportimeve mbi dhunën me bazë gjinore dhe ndanë përvojat e tyre profesionale në këtë fushë.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të UN Women, "Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve për të kaluar stigmën dhe për të folur hapur," i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.











