News

U promovua Korniza Udhëzuese për të Drejtat e Punës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Medialë në Kosovë


4022-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitrt, ka organizuar sot promovimin e Kornizës Udhëzuese për të Drejtat e Punës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Medialë në Kosovë. Udhëzuesi dhe projekti i përbashkët u promovua nga Brikena Berisha, Menaxhere e Programit në IKS.

Për më tepër u mbajt një panel diskutimi lidhur me të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve medialë. Paneli u moderua nga drejtoresha ekzekutive e AGK, Getoarbë Mulliqi, e cila prezantoi punën e përbashkët ndërmjet AGK, IKS dhe RrGGK në avancimin e të drejtave të punonjësve medialë. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të gazetarëve me institucionet, veçanërisht me Inspektoratin e Punës, në funksion të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Në panel morën pjesë:
• Iliri Pireva, e cila ndau përvojën e saj personale dhe inkurajoi kolegët që të unifikojnë zërin për mbrojtjen e të drejtave të tyre;
• Vesel Zhinipotoku, U.D. Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës, i cili u bëri thirrje gazetarëve dhe punonjësve medialë që të raportojnë shkeljet, si në Inspektorat ashtu edhe në gjykata;
• Naile Dema Selmani, e cila foli për barrën që mbart AGK në mungesë të një sindikate gjithëpërfshirëse dhe për hezitimin e gazetarëve për të raportuar rastet e tyre;
• Yll Zekaj, përfaqësues ligjor i AGK, i cili trajtoi natyrën e shkeljeve në media, duke përfshirë ato ekonomike, mungesën e procedurave të brendshme dhe rastet e ndërprerjeve të menjëhershme të kontratave.

Diskutimi nxori në pah disa rekomandime kyçe, përfshirë:
- krijimin e një sindikate gjithëpërfshirëse për gazetarët dhe punonjësit medialë;
- forcimin e rregulloreve dhe standardeve të brendshme në media;
- rritjen e bashkëpunimit ndërmjet mediave, organizatave dhe institucioneve.

Aktiviteti i IKS u realizua në kuadër të projektit ‘Drejt barazisë dhe drejtësisë sociale’ në HumanRightivism, që mbështete nga Embassy of Sweden in Pristina përmes Community Development Fund - CDF

Share this Post: