Akademia në fushën e raportimit për ballafaqimin me të kaluarën (BmK) dhe raportimin e sensibilizuar për konflikt vazhdoi me modulin e saj të dytë
Akademia në fushën e raportimit për ballafaqimin me të kaluarën (BmK) dhe raportimin e sensibilizuar për konflikt vazhdoi me modulin e saj të dytë, "Lajmet e Rrejshme në Ballafaqimin me të Kaluarën," me trajnerin Kreshnik Gashi.
Pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë më shumë rreth situatës aktuale të drejtësisë tranzicionale, duke diskutuar mbi lajmet e rrejshme dhe ndikimin e tyre në procesin e përballjes me të kaluarën.
Ata u angazhuan në analiza mbi gjuhën dhe mënyrën e formulimit të lajmeve, si dhe kuptuan rëndësinë e komunikimit të saktë dhe të përgjegjshëm.
Në pjesën praktike, pjesëmarrësit punuan në grupe, ku përmes ushtrimeve konkrete thelluan njohuritë dhe ndanë përvoja rreth sfidave të identifikimit dhe luftimit të dezinformimit.
Akademia do të vazhdojë edhe me dy module të tjera!











