AGK-ja shpreh shqetësim për masën e dënimit ndaj kërcënuesit të gazetares së Kallxo.com
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, i bashkohet mediumit Kallxo.com për të shprehur indinjatën për nivelin e dënimit për personin që kishte kërcënuar dhe kanosur gazetaren, Arjana Berisha.
AGK-ja, e konsideron dënimin prej 1000 eurosh si jo proporcional me veprën, dhe që nuk shërben si shembull për të gjithë ata që kanë sulmuar apo sulmojnë gazetarët. Duke marrë parasysh punën e rëndësishme në interes të publikut që gazetarët bëjnë, vendimet e gjykatave në rastet kur cenohet siguria e tyre fizike, duhet të jenë meritore dhe në përputhje me veprën e rëndë.
Kallxo.com, gjithashtu e ka kontestuar gjithë procesin si të parregullt, dhe ka paralajmëruar inicimin e kërkimit të masave disiplinore ndaj gjykatësit të rastit.